E diel, 22 Dhjetor, 2024

Nagavci për vetingun në arsim: Po punojmë në këtë drejtim, s’duam ndryshime sipërfaqësore

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke punuar për të bërë vetingun në arsim. Nagavci ka thënë se ky veting nuk është diçka që bëhet menjëherë.

Ajo ka thënë se janë duke punuar, pasi nuk duan të bëjnë diçka sipërfaqësore.

- Advertisement -

Nagavci ka thënë se deri më tash në arsim vlerësimi i performancës së mësimdhënësve ka qenë sipërfaqësor.

“Nuk është diçka që realizohet menjëherë. S’jemi të interesuar të bëjmë ndryshime sipërfaqësore, që reflektojnë më pas në diçka të pasuksesshme. S’jemi të interesuar për shkak të një presioni të ndërmarrim veprime të paplanifikuara e papërgatitura mirë. S’jemi të interesuar të improvizojmë”, ka thënë Nagavci në “Konfront” të KTV-së.

Nagavci ka thënë se një nga gabimet që është bërë ndër vite ka qenë përgjithësi.

“Unë kam punuar me vite në arsim në gjitha nivelet. Kemi mësues, arsimtarë e profesorë të jashtëzakonshëm. Është e vërtetë se ka edhe të tillë që për arsye të ndryshme s’kanë dhënë rezultate të duhura. Vlerësimi i performancës asnjëherë nuk është bërë në mënyrën e duhur”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka treguar tri raste gjatë kohës sa ishte drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, kur është vepruar ndaj mësimdhënësve. Në dy raste ka thënë se u është ndërruar vendi i punës, duke i lënë të punojnë në bibliotekë për shkak të përformancës së dobët, e në një rast ka thënë se një mësimdhënëz është suspenduar për shkak të akuzave për ngacmim seksual.

Nagavci ka thënë se nxënësit e klasës së parë aktualisht janë shumë të ngarkuar, pasi kanë 20 tekste mësimore.

- Advertisement -rrrrrrr

Nagavci po ashtu ka përmendur edhe se për çështjen e librave ka dërguar tri raste në hetuesi e krime ekonomike.

“Një ka pasur të bëjë me punën e procesit të vlerësimit të recezentëve, një për keqpërdorime nga shtëpitë botuese në raporte me çmimin e teksteve. Besojmë se ka abuzim kur shtrenjtohet një tekst nga 3 deri 12 euro. Po ashtu kemi diku rreth 20 raste të recezentëve ndaj të cilëve është marrë masa, pasi ka dyshime për abuzime”, ka thënë Nagavci.

Për raportimet se afro 300 mësimdhënës kanë marrë pushim pa pagesë, Nagavci ka thënë se s’ka informatë të tillë, porse në shumicën e rasteve pushimet pa pagesë merren për vazhdim të studimeve. / KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...

Vazhdo grevën deri në pranverë, Jasharaj ka një pyetje për Kryeministrin

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka rikujtuar Albin Kurtin me kërkesën e tij që...

SBASHK filloi me 4 grupe të trajnimit, do të mbahen testet edhe për 7 grupe tjera të mësimdhënësve

SBASHK sot ka filluar edhe me katër grupe të reja të trajnimit, dy prej...