E martë, 26 Nëntor, 2024

Nagavci për ultimatumin e SBASHK-ut: As mua as qeverinë s’mund të na shantazhojë askush

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke folur për raportin me sindikatat ka thënë se i shohin si partner me të cilin duhet të punojnë për të përmirësuar kushtet për mësimdhënësit ashtu si edhe rezultatet në përgjithësi.

“Tani sindikatat janë më të zëshme për pagat e mësimdhënësve dhe natyrisht se ky është edhe një preokupim i joni dhe duhet të kujdesemi që të kemi një trajtim korrekt, të barabartë dhe parimor për të gjithë punëtorët që janë të përfshirë në sistemin e arsimit duke u kujdesur që të respektohet parimi bazë për punë të njëjtë pagë të njëjtë. Edhe udhëzimi administrativ për licensimin e mësimdhënësve i cili asnjëherë nuk është përfillur në tërësi edhe ky për vlerësimin e performanës së mësimdhënësve bashkë me Ligjin për Pagat dhe një varg politikash të tjera duhet të dërgojë drejt një pike ku rriten kompetencat e mësimdhënësve, ku iu ofrohet mbështetje për punën e tyre dhe edhe ku shpërblehen për punën që e bëjnë”.

- Advertisement -

“Sindikatat, në përgjithësi, i shohim si palë me të cilët duhet të punojmë për të përmirësuar kushtet e punës së mësimdhënësve por edhe për të pasë rezultate më të mira. Nuk po i referohem individëve të caktuar, por si organizatë sindikale natyrisht se në rolin që duhet të luajnë duhet të kenë për bazë disa qëllime përfshirë përmirësimin e kushteve për punë që janë po aq të rëndësishme sa pagat por natyrisht edhe për përmirësimin e rezultateve në përgjithësi”.

Nagavci, në Klan Kosova, ka treguar nëse ndjehet në presion nga ultimatumi i SBASHK-ut për grevë nëse deri në muajin mars nuk hartohet Ligji i ri për Paga.

“Jo, asnjëherë. Personalisht as nuk kam ndjerë ndonjë presion, sepse e kam thënë që në intervistën time të parë si ministre se as mua si ministre dhe as Qeverinë Kurti nuk mund të na shantazhojë askush. Ne i kemi të qarta synimet dhe qëllimet tona në përmirësimin e rezultateve në të nxënit, derisa mësimdhënësit dhe menaxhmenti i shkollave janë partnerë tanë tepër të rëndësishëm”.

“Meqë edhe vet vij nga fusha e mësimdhënies ku kam punuar gjatë jam shumë e vetëdijshme për vëmendjen, interesimin dhe vullnetin e mësimdhënësve për të dhënë më të mirën të mundshme. Shumë herë debatet dhe diskutimet që janë hapur kanë qenë të paqena dhe janë krijuar shumë shpesh tituj që nuk e kanë paraqitur realitetin, sepse nga dita ime e parë e punës bashkë me kabinetin, zyrtarët e ministrisë dhe qeverinë kemi synim që të punojmë maksimalisht për të arritur më të mirën e mundshme. Asnjë presion apo shantazh nuk do të na pengojë që të arrijmë qëllimet tona”, tha Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...

Poezi nga Teutë Bajraktari Cakaj: Në dheun e tokës sime

Në dheun e tokës sime Nëpër gurë të djegur, nëpër dhe të shkrumbuar Këmbët tona të...

Mësuesja Fatlume Rexha: Një orë mësimore prej 45 minuta me 35 nxënës në klasë nuk mjafton që të ketë cilësi në mësime

Në disa shkolla në Prishtinë ka deri 40 nxënës për paralele, e disa të...