​Nagavci për Projekligjin e Pagave: Mësimdhënësit trajtohen më mirë sesa ishte pajtuar sindikata

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik, mësimdhënësit trajtohen më mirë sesa ishte pajtuar sindikata në ligjin paraprak.

- paragrafi 1 -

Ajo ka folur gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të projektligjit për pagat në sektorin publik.

- Advertisement -

“Sa u përket pagave të punëtorëve të arsimit në sektorin para universitar, unë jam shumë e lumtur që qeveria e ka marrë për bazë dhe e ka sjellë këtë draft të projektligjit i cili i trajton mësimdhënësit edhe më mirë sesa sindikata që ishte pajtuar në ligjin paraprak”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo ka thënë se koeficienti asistentëve nuk ka të bëjë me akreditimin e programeve në Fakultetin e Mjekësisë.

“Koeficienti i asistentëve që po diskutohet këtu nuk ka të bëjë fare me akreditimi ne programeve në Fakultetin e Mjekësisë. Akreditim i programeve sipas standardeve bëhet për bartësit e programeve që janë profesorët, jo asistentët, dhe përtej kësaj të gjithë ata që punojnë qoftë në fakultetin e mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, apo në Qendrën Klinike Universitare ju konsiderohet si e barasvlefshme. Pra nuk ndikon zgjedhja që ata e bëjnë si pagë primare në raport me akreditimin e programeve. Vetëm takëmi të qartë, koeficienti i asistentëve por edhe raporti a janë profesorë si pagë e parë apo në Qendrën Klinike Universitare nuk ndikon të akreditimi i programeve”, ka thënë Nagavci.