E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Nagavci për paralajmërimet e SBASHK’ut për grevë: I pyeta pse po i kërkoni 100 euro e jo 500 euro

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka komentuar paralajmërimet e SBASHK-ut për grevë.

Nagavci është shprehur se paralajmërimet e tilla më së shumti dëmtojnë nxënësit kosovarë dhe si e tillë është e papranueshme.

- Advertisement -

“Kemi ndjekur deklarimet për grevën e paralajmëruar të SBASHK-ut. Duhet cekur se mos mbajtja e mësimit dëmton më së shumti nxënësit dhe si e tillë për neve është e papranueshme. Ne po punojmë që të ofrojmë mbështetjen tonë të mësimdhënësve nëpër shkolla. Të gjithë jemi dëshmitar që rezultatet e nxënësve tanë nuk janë ato që ne i dëshirojmë. Humbjet në arsim që janë shkaktuar edhe nga pandemia janë tepër të mëdha. Andaj duhet të punojmë sa më shumë. Më lejoni të ju njoftoj që për Ligjin e Pagave ne jemi kujdesur të sigurohemi që të gjithë mësimdhënësit të trajtohen barabartë. Ne ua kemi bërë me dije SBASHKu-t se do ta adresojmë në mënyrë dinjitoze kërkesat e mësimdhënësve tanë”, ka deklaruar Nagavci.

Nagavci po ashtu tha se i ka pyetur përfaqësuesit e SBASHK-ut gjatë takimeve me ta se përse po i kërkojnë pikërisht 100 euro e jo 300 osë më pak ose më shumë.

“Pyetja ime për SBASHK-un ka qenë pse pikërisht 100 euro, pse jo 300 ose 500 ose 80. Pse vetëm për punëtorët e arsimit e jo për punëtorët e tjerë. Ose pse për të gjithë punëtorët e arsimit njëjtë”, tha Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...