E hënë, 20 Janar, 2025

Nagavci për Ligjin e Pagave: Ky ligj i ka dukshëm më të mirë koeficientët se sa ligji i vitit 2019

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka folur për grevën në arsim si dhe për Ligjin e Pagave i cili është në dëgjim publik.

Nagavci tha se sot bëhen 21 ditë të humbura në sektorin e arsimit, shkak greva.

- Advertisement -

Ajo kërkon që të nis mësimi dhe më pas të vazhdojnë të dialogojnë me SBASHK-un për kërkesat e tyre.

“Sot janë 21 ditë të humbura të mësimit. Meqë u thirrët me të drejtë në mirëqenien e fëmijëve, thirrja ime të jetë një thirrje që të jetë në interes të fëmijëve që mësimi të filloj dhe të vazhdoj dialogu. Si qeveri në këtë mandat, sa kemi realizuar prej kërkesave të vazhdueshme të mësimdhënësve. Tri javë grevë dhe pezullimi i grevës vetëm me premtimin që ligji do të hyj në fuqi vetëm me koeficiente të cilët as nuk ishin ata që u kërkuan”, tha ajo duke shtuar se “Ligji aktual i cili është në dëgjim publik, i ka dukshëm më të mirë koeficientet se sa ligji i vitit 2019”.

Nagavci gjatë fjalës së saj u bëri thirrje punëtorëve të arsimit që ta shikojnë me vëmendje Ligjin e Pagave dhe ta analizojnë.

“Pra ne këtu mund të flasim çfarëdo që keni dëshirë si deputetë, por unë bëj thirrje nga këtu të gjithë atyre që punojnë në shkollë që të dëgjojnë dhe analizojnë mirë argumentet dhe faktet, që mos të bimë pre e keq informimeve dhe keq orientimeve të qëllimshme”.

Tutje ajo tha se qeveria aktuale është duke rregulluar koeficientin për Ligjin e Pagave për punëtorët e arsimit.

“I thanë këtu regjim nga lideri i njërës parti opozitare, diktaturë është nga lideri i partisë tjetër opozitare, diktaturë është dhe nga kryetari i sindikatës dhe tendencë për të mos lejuar diktaturë. Por e vërteta është, që është kjo qeveri që i ka rregulluar koeficientet për Ligjin për Paga për mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit, më mirë që kanë qenë si asnjëherë më parë. Pra i ka rregulluar me ligj e jo me rritje pagash në kohë fushate. Ka ruajtur mbi dy mijë norma, ndonëse ka qenë më e lehtë që këtë problem ta lej tek komuna. Të gjithë ata që punojnë në komuna e dinë shumë mirë”, theksoi ndër të tjera ministrja Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...