Nagavci për 53-vjetorin e themelimit të UP-së: Cilësia akademike, përcaktuese për zhvillimin e shtetit

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci me rastin e shënimit të 53-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ka deklaruar se misioni më i rëndësishëm për UP-në është përgatitja e gjeneratave të reja për të ardhmen e Kosovës.

- paragrafi 1 -

Ajo ka shtuar se Cilësia akademike që ofron UP është përcaktuese e zhvillimit të shtetit tonë, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Universiteti i Prishtinës shënon sot 53 vjetorin e themelimit.

Në këtë ditë të rëndësishme kujtojmë të gjithë intelektualët, të cilët dhanë kontribut të madh në zhvillimin e këtij Universiteti.

- Advertisement -

Ky institucion i dijes dhe rezistencës dikur ishte sinonim i lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kurse sot është sinonim i dijes, shkencës dhe inovacionit.

Misioni më i rëndësishëm për Universitetin e Prishtinës është përgatitja e gjeneratave të reja për të ardhmen e Kosovës. Andaj, cilësia akademike që ofron UP është përcaktuese e zhvillimit të shtetit tonë.

Së bashku do të vazhdojmë angazhimin drejt arritjes së qëllimeve tona, në ndjekjen e ritmit të zhvillimeve bashkëkohore dhe ndërkombëtarizimin e dijes dhe shkencës.

Të gjithë studentëve, profesorëve dhe gjithë stafit akademik iu shpreh urimet më të sinqerta me besimin se vitet e ardhshme do të jenë edhe më të suksesshme.