E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nagavci paralajmëron: Do të mbajmë takime me Drejtoritë Komunale të Arsimit, prindër e përfaqësues të shkollave

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shprehur shqetësimit e prindërve e stafit të shkollave sa i përket pastërtisë së toaleteve në shkolla, shkruan AlbanianEducation.net.

Ajo ka thënë se menaxhimi i institucioneve shkollore përfshirë, sigurimi i ambienteve të shëndetshme është kompetencë e komunave, por nuk mund të mos reagojnë si Ministri.

- Advertisement -

Nagavci ka bërë të ditur se bashkë me IKSHPK, UNICEF, OBSH, përfaqësues të DKA-ve si dhe përfaqësues të shkollave janë duke punuar në Udhëzuesin për higjienën në shkolla dhe pakon e pajisjeve higjienike.

Minsitrja ka njoftuar se kanë hapur edhe tenderin për furnizim me pakot higjienike e cila mes tjerash përmban edhe pako menstruale për vajza.

Pas finalizimit të këtij Udhëzuesi, Nagavci thotë se do të mbajnë takime me Drejtoritë Komunale të Arsimit, prindër e përfaqësues të shkollave që të sigurojmë ambiente të shëndetshme.

Postimi i saj i plotë:

Mjedisi i shëndetshëm në shkollë është parakusht në garantimin e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe arritjes së potencialit të plotë të tyre, mundësisë së të mësuarit, zhvillimin kulturor dhe social.

Menaxhimi i institucioneve shkollore përfshirë, sigurimi i ambienteve të shëndetshme është kompetencë e komunave. Megjithatë, nuk mund të mos reagojmë si Ministri në lidhje me shqetësimet e prindërve e stafit të shkollave sidomos sa i përket pastërtisë së toaleteve në shkolla.

- Advertisement -rrrrrrr

Për këtë arsye, bashkë me IKSHPK, UNICEF, OBSH, përfaqësues të DKA-ve si dhe përfaqësues të shkollave jemi duke punuar në Udhëzuesin për higjienën në shkolla dhe pakon e pajisjeve higjienike.

Tashmë e kemi hapur edhe tenderin për furnizim me pakot higjienike e cila mes tjerash përmban edhe pako menstruale për vajza.

Pas finalizimit të këtij Udhëzuesi, do të mbajmë takime me Drejtoritë Komunale të Arsimit, prindër e përfaqësues të shkollave që të sigurojmë ambiente të shëndetshme.

Si Ministri e Arsimit jemi të interesuar që në të gjitha shkollat të sigurojmë mjedise të shëndetshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....