E hënë, 3 Mars, 2025

Nagavci: Nuk kemi pritur rezultate më të mira nga testi PISA

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nuk ka pritur rezultate më të mira nga testi PISA, ku Kosova u rendit ndër vendet e fundit në testimin e fundit.

E ftuar të mërkurën në “Konfront” të KTV-së, Nagavci ka thënë se intervenimet e ministrisë të cilën e drejton nuk do të mund të sillnin ndryshime të menjëhershme.

- Advertisement -

“Që të jem e sinqertë, jo vetëm unë dhe ekipi im, por edhe të gjithë ata që seriozisht i janë përkushtuar arsimit nuk kanë pritur rezultate më të mira në testin e fundit të PISA-s. Rezultatet e fundit të testit PISA e rikonfirmuan atë që e kemi ditur edhe në testin paraprak andaj edhe intervenimet tona në këtë drejtim, që para se të marrim rezultatet kanë qenë shumëdimensionale. Nëse i referohemi arsimit parauniversitar, ne kemi filluar një proces tejet të rëndësishëm të rishikimit të teksteve mësimore, kemi rishikuar tekstet e gjuhës shqipe dhe të matematikës, gjithsej 38 tekste. Ato nuk janë problemi i vetëm, janë probleme shumëdimensionale edhe këtu. Pra, ne nuk mund të kishim pritur që për nëntë muaj punë të ministrisë sonë të shohim rezultate të menjëhershme”, ka thënë ajo. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Minavere Reçica, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Hasan Prishtina” në Llugaxhi

Shkollat po vazhdojnë të shpallin mësimdhënësit më të dalluar. Këtë e ka bërë edhe shkolla...

Rrahman Jasharaj: Nëse s’ka dialog me Qeverinë, ka protesta e greva

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj po...

Shkolla “Dëshmorët e Qyqavicës” në Çirez të Skenderajt shënon ditën e saj

Shkolla "Dëshmorët e Qyqavicës", në Çirez të Skenderaj më 1 mars ka shënuar ditën...

Nxënësit e shkollës “Shkëndija” në Hajvali vizitojnë Cineplexxin – shikojnë filmat e preferuar

Nxënësit nga klasa e parë deri të pestën të shkollës "Shkëndija" në Hajvali kanë...