E martë, 4 Mars, 2025

​Nagavci: Nuk do të lejojmë plagjiaturë te stafi akademik

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar vendimin për pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë.

Sipas këtij vendimi, obligohen të gjitha IAL-të në Republikën e Kosovës që me rastin e deklarimit të stafit akademik në platformën e-akreditimi të AKA-së të bëjnë ngarkimin e disertacionit të doktoratës dhe të publikimeve në revistat e indeksuara, në platformat e përcaktuara me Manualin e AKA-së për akreditim.

- Advertisement -

Ky vendim obligon zbatimin e përpiktë të standardeve evropiane të cilësisë të cilat thonë se, institucionet (e arsimit të lartë) kanë politika dhe procese që garantojnë dhe përmirësojnë cilësinë e aktiviteteve të tyre, si hulumtimi dhe qeverisja.

Njoftimi i plotë:

Stafi akademik duhet të jenë persona me integritet e kredibilitet të lartë profesional e personal ndërsa institucionet e arsimit të lartë duhet të sigurojnë respektim të standardeve të ndershmërisë akademike brenda institucionit. Ndonëse plagjiatura konsiderohet si formë e rëndë e shkeljes së etikës akademike, fatkeqësisht raste të tilla u raportuan së fundi në Universitetin e Prishtinës.

Në linjë me këtë, kam nënshkruar sot vendimin për pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë (IAL). Me këtë vendim, obligohen të gjitha IAL-të në Republikën e Kosovës që me rastin e deklarimit të stafit akademik në platformën e-akreditimi të AKA-së të bëjnë ngarkimin e disertacionit të doktoratës dhe të publikimeve në revistat e indeksuara, në platformat e përcaktuara me Manualin e AKA-së për akreditim.

Ky vendim obligon zbatimin e përpiktë të standardeve evropiane të cilësisë të cilat decidivisht thonë se “institucionet (e arsimit të lartë) kanë politika dhe procese që garantojnë dhe përmirësojnë cilësinë e aktiviteteve të tyre, si hulumtimi dhe qeverisja”. Si ministre e Arsimit pres që rastet e plagjiaturës të raportuara deri tash të trajtohen me seriozitet nga organet e Universitetit të Prishtinës.

Ngritja e cilësisë në arsimin e lartë është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe MAShTI-it për çka jemi duke u angazhuar shumë që nga fillimi i mandatit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësimdhënësja Shirine Skenderi nga sot do ta vazhdojë punën në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni”

Nga sot mësimdhënësja e Edukatës Fizike, Shirine Skenderi do ta vazhdojë punën e mësimdhënëses...

Mësuesja Valjeta Kuqi: Numri i nxënësve shqiptarë në Gjermani po rritet

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë,...

Shkolla “Motrat Qiriazi” në Prizren njofton se ka filluar procesi i vlerësimit të brendshëm

Shkolla "Motrat Qiriazi" në Prizren ka njoftuar se ka filluar procesi i vlerësimit të...

Mësuesit në Korçë paralajmërojnë grevë pas uljes së pagave: Afati deri më 31 mars!

350 mësues ciklit të ulët dhe parashkollorit janë prekur nga ulja e pagës së...