Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se pas më shumë se 11 viteve, Universiteti i Prishtinës po bëhet me Statut të ri i cili avancon direkt përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo njoftoi se ky statut u votua sot në Qeveri, dhe pres që shumë shpejt të aprovohet edhe në Kuvend.
Postimi i saj:
Pas më shumë se 11 viteve, Universiteti i Prishtinës po bëhet me Statut të ri i cili avancon direkt përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë. Ky statut u votua sot në Qeveri dhe presim që shumë shpejt të aprovohet edhe në Kuvend.
E lumtur që kemi ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme që së pari UP, e pastaj universitetet tjera të kenë statut me të cilin vendosen përfundimisht standarde drejt rritjes së cilësisë së studimeve, përmirësimit të produktivitetit shkencor, rritjes së cilësisë së publikimeve shkencore në mënyrë që të përmirësohet gjendja në arsim.
Disa nga risitë që i sjell statuti i ri:
📌Ruan, kultivon dhe promovon trashëgiminë akademike e shkencore;
📌Qartëson kompetencat dhe përgjegjësitë e të gjitha organeve të UP-së;
📌Përcakton kritere që promovojnë integritet moral e kredibilitet profesional për të zgjedhurit dhe të emëruarit;
📌Rritet pavarësia financiare për njësitë akademike dhe institutet;
📌Garantohet barazia gjinore në të gjitha organet e universitetit.