Nagavci njofton se ka nënshkruar një marrëveshje, ka të bëjë me mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar bashkë me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe dekanin e Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe profesionistëve të tjerë arsimor në Republikën e Kosovës.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Bashkë me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe dekanin e Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi nënshkruam Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe profesionistëve të tjerë arsimor në Republikën e Kosovës.

Marrëveshja ka për qëllim implementimin e aktiviteteve të përbashkëta në zhvillimin profesional të personelit të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe hulumtimit shkencor në fushat përkatëse.

Me këtë marrëveshje, MASHTI do të ofrojë mbështetje për Fakultetin e Edukimit në planifikimin dhe realizimin e projekteve hulumtuese me bazë në shkollë dhe komunitet që shërbejnë për zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies në institucionet e arsimit parauniversitar.

- Advertisement -

Ndërkaq, Fakulteti i Edukimit organizon zbatimin e programeve të zhvillimit profesional për mësimdhënës, drejtorë të shkollave dhe profesionistë tjerë arsimor në tematikat e cilësuara me interes për zhvillimin e institucioneve arsimore dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid034XYpcfh4BgyiaASdeTgU7AK9LmXxYvSd1TxGvHwWz8YrEKJuX26JSfnUJjUgkrEal&id=100050295347536&mibextid=Nif5oz