Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkruar në Facebook se Qeveria Kurti, për më pak se dy vite qeverisje ka rritur për më shumë se 25% buxhetin për arsimin.
Nagavci ka deklaruar se gjatë 2023 parashihen miratimi i pozitave për psikologë e pedagogë shkollorë, shruan Albanian Kids Education.
Postimi i saj:
Sot u votua në lexim të parë buxheti për vitin 2023, buxheti më i madh në këto 20 vite.
Buxheti i MASHTI-it për vitin 2023, është për 12% më i lartë se sivjet, e edhe këtë vit buxheti për arsim ka qenë 12% më i lartë se vitin e kaluar. Qeveria Kurti, për më pak se dy vite qeverisje ka rritur për më shumë se 25% buxhetin për arsimin.
Për vitin 2023 buxheti për arsim parasheh përveç tjerash, gjithpërfshirje, investim në edukimin e hershëm e arsim profesional, digjitalizim të shkollave, integritet akademik e përmirësim të shërbimeve dhe infrastrukturës.
✅ 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja.
✅ 243 pozita të reja për staf, për çerdhet që pritet të funksionalizohen.
✅6.5 milionë euro për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit.
✅2.8 milionë euro nga Granti Specifik për punësimin e:
➡️300 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta,
➡️59 këshilltarë të karrierës,
➡️30 specialistë të IT për nevojat e shkollave,
✅150 mijë euro për instalimin e sistemit anti-plagjiat për nevojat e arsimit të lartë.
Vazhdojmë edhe me politikat e filluara sivjet për një arsim cilësor e gjithpërfshirës:
➡️mbështetje për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, për studentët e studiuesit, për grupet e margjinalizuara, ofrim të mundësive të barabarta,
➡️ sigurimin për praktikën profesionale,
➡️ miratimi i pozitave për psikologë e pedagogë shkollorë.
Angazhim maksimal për politikat, legjislacionin e strategjinë që qon në përmirësim të cilësisë e avancim të sistemit arsimor. Buxhet më i madh për të implementuar këto politika.