Nagavci: Një nga prioritetet në Strategjinë e Arsimit ’22-’26 është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë prezantimit të Platformës Pivot-RP, ka thënë se një nga prioritetet në Strategjinë e Arsimit ’22-’26 është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë, duke e bërë atë më konkurrues, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i Nagavcit:

- Advertisement -

Një nga prioritetet në Strategjinë e Arsimit ’22-’26 është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë, duke e bërë atë më konkurrues.

Ofrimi i mbështetjes për hulumtuesit tanë ka rëndësi të jashtëzakonshme, andaj jemi të hapur për të ofruar mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e hulumtuesve tanë në platforma si Web of Science, e cila mundëson shkëmbime profesionale në të gjitha disiplinat shkencore.

Këtë e theksova gjatë prezantimit të Platformës Pivot-RP, e cila ofron hapsirë që hulumtuesit të gjejnë fonde për hulumtime si dhe prezantimin e 2 raporteve nga Projekti HEI’25: “Transparenca financiare e universiteteve publike 2023” si dhe “Profilet e universiteteve publike të Kosovës”.

- Advertisement -

Si Ministri e Arsimit kemi marrë një sërë hapash dhe veprimesh konkrete, si në aspektin e politikave ashtu edhe të nismave praktike siç janë:

-Miratimi i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim i cili garanton pavarësi institucionale dhe financiare për AKA-n.

-Rifunksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës, pas 10 vitesh pasivitet.

-Miratimi i Programit Kombëtar të Shkencës.

Si Ministri e Arsimit ofrojmë mbështetje për hulumtuesit duke mbuluar shpenzimet e publikimeve të tyre në platforma online.

Çdo vit kemi thirrje të hapura për hulumtuesit, ku mbulojmë deri në 80% të kostos për publikimet në kuartalin 1 dhe 2. Deri tani, kemi mesatarisht 50-60 publikime të tilla në vit.