E hënë, 20 Janar, 2025

Nagavci: Nëse duam të ecim përpara me hapin e kohës, thelbësore avancimi i gjuhës tonë shqipe

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Kuvendin e Gjuhës Shqipe “Sfidat e Gjuhës Shqipe në Shekullin XXI”, i cili është organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në Shqipëri. Kjo ngjarje është një shtysë cilësore, jo vetëm për promovimin dhe zhvillimin e gjuhës, por edhe kultivimin e shprehjeve e shprehive për përdorimin e një korpusi gjuhësor modern dhe të pasuruar me koncepte të reja.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, në qoftë se duam të ecim përpara me hapin e kohës, një prej hapave më thelbësorë është të avancojmë gjuhën tonë.

- Advertisement -

“Gjuha është thelbi identitar i çdo kombi, është brendia indivuale e kolektive, është epiqendra e traditës dhe kulturës së një shoqërie, dhe përfundimisht ajo që na bashkon kudo e kurdoherë”, tha ndër të tjera ministrja Nagavci.

Ministrja Nagavci po ashtu theksoi se, ky Kuvend i Gjuhës Shqipe vjen në kohën e duhur dhe mbledh njerëzit e duhur, duke qenë se është një platformë e shkëlqyer për të diskutuar rreth kësaj çështjeje madhore për të gjithë shqiptarët. Ajo shtoi se, Kuvendi shërben si katalizator për të gjithë ne, që të intensifikojmë punën dhe përpjekjet drejt avancimit të gjuhës sonë.

Nagavci bëri të ditur se, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, ka ofruar mbështetje si asnjëherë më parë në këtë aspekt, me qëllimin e rritjes së cilësisë së arsimit në tërësi, ndërsa bëri të ditur se ka nisur për herë të parë rishikimi i teksteve shkollore të Gjuhës Shqipe dhe Matematikës për klasat 1-9, me fokus të veçantë tek gjuha e përdorur, si në aspekt gjuhësor ashtu edhe konceptual, dhe më gjerë.

Tutje Nagavci tha se, në arsimin e lartë, për herë të parë këtë vit akademik janë ofruar bursa për studentët në programet e studimit Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës, me qëllim të inkurajimit të rinisë që të studiojë në këto drejtime me interes shtetëror e kombëtar.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci përmendi mbështetjen e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Universitetin e Prishtinës, i cili tashmë është në dekadën e pestë të jetës, duke thënë se, ky Seminar i ka rezistuar kohës duke u përballur me pengesa të jashtëzakonshme gjatë rrugëtimit të tij, dhe duke vazhduar aktivitetin edhe në kushtet e okupimit të egër.

Në Kuvendin e Gjuhës Shqipe “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin e XXI”, pjesëmarrës ishin edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe gjuhëtarë, albanologë, mësues, shkrimtarë , përkthyes e studiues të shkencave gjuhësore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...