Nagavci nënshkruan vendimin për themelimin e Kolegjiumit të institucioneve parashkollore

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar vendimin për themelimin e Kolegjiumit të institucioneve parashkollore në Kosovë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se kolegjiumi do të përbëhet nga drejtorët dhe drejtoreshat e të gjitha formave të organizimit të institucioneve parashkollore.

- Advertisement -

Postimi i ministres:

Kam nënshkruar vendimin për themelimin e Kolegjiumit të institucioneve parashkollore në Kosovë.

Edukimi në fëmijërinë e hershme është ndër prioritetet kryesore të qeverisë sonë, andaj bashkë me kolegjiumin do të promovojmë cilësinë, barazinë dhe iniciativat për të mbështetur institucionet parashkollore në arritjen e standardeve optimale të edukimit në fëmijërinë e hershme.

- Advertisement -

Kolegjiumi do të përbëhet nga drejtorët dhe drejtoreshat e të gjitha formave të organizimit të institucioneve parashkollore.

Ndër të tjera ky kolegjium:

Bashkëpunon ndërmjet institucioneve parashkollore në vend;

Promovon dhe mbron të drejtat e fëmijëve brenda institucioneve parashkollore;

Kontribuon në përmirësimin e cilësisë së punës së institucioneve parashkollore;

Përforcon kapacitetet dhe përvojat profesionale të personelit të institucioneve parashkollore.

Promovon programe, qasje dhe shërbime inovative në zhvillimin e edukimit në fëmijërinë e hershme.

Suksese kolegjiumit dhe të gjithë atyre që punojnë me dhe për fëmijët tanë!