Nagavci: Ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, ndër synimet tona kryesore si Qeveri

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nga shtatori do të jenë 12 profile në arsimin dual.

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se ndërlidhja e arsimit me tregun e punës ka qenë ndër synimet tona kryesore si Qeveri, shkruan Albanian Education.net.

- Advertisement -

Postimi i saj:

💚Nga shtatori 12 profile në arsimin dual

Ndërlidhja e arsimit me tregun e punës ka qenë ndër synimet tona kryesore si Qeveri. Shumë e lumtur që katër profileve të vitit shkollor 2022/2023, po ia shtojmë edhe tetë të reja në vitin shkollor 2023/2024. Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme.

- Advertisement -

🟢Bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkëbiseduam sot me përfaqësues të bizneseve të sektorit të përpunimit të drurit dhe atij të ushqimit dhe pijeve për të identifikuar profilet e nevojshme për ta dhe tregun e punës.

🍀Falenderim i veçantë për bizneset, grupet punuese, shkollat dhe të gjithë ata që po mundësojnë jetësimin e arsimit dual sipas modelit të vendeve gjermanofolëse.