E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nagavci: Mësimi tërëditor në Prishtinë ka filluar para vitit 2015

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se mësimi tërëditor në Prishtinë ka filluar para vitit 2015.

Sipas saj, në vitin 2015 kanë qenë të angazhuar maksimalisht për këtë çështje

- Advertisement -

“Mësimi tërëditor në Komunë të Prishtinës ka filluar në vitin 2015 edhe para vitit 2015 edhe përpara se unë si drejtoreshë e Arsimit të fillinomin në tri shkolla”, tha Nagavci.

Nagavci në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, duke folur për nisjen e mësimit tërëditor në Prishtinë ka thënë se janë duke pritur raporte të detajuara në lidhje me korrikulat, për formën e organizimit të mësimit dhe çështjeve të tjera.

“Nuk kemi ndonjë të dhënë përtej një njoftimi në imell. Ne po presim që të kemi një raport me shkrim nga Komuna e Prishtinës, mesa kuptova nga Drejtoresha mësimi tërëditor ka filluar vetëm në dy shkolla vetëm për nxënësit e klasave të para deri në të pestën, por natyrisht presim raporte të detajuara për korrikulat, për formën e organizimt të mësimit dhe të gjitha çështjeet tjera”, tha Nagavci.

Tutje, ajo theksoi se tash nevojitet më shumë punë e më shumë aktivitete me fëmijë.

Sipas saj, për realizimin e mësimit tërëditor në në gjithë territorin e Kosovës nevojitet të ketë infrastrukturë të nevojshme e staf të mjaftueshëm.

“Natyrisht se nevojitet më shumë punë me fëmijë edhe më shumë aktivitete por nëse realizohet për të gjithë nënkupton që duhet të ketë edhe infrastrukturë të nevojshme edhe staf të mjaftueshëm dhe të sigurohemi që është një projejt i qëndrueshëm”, ka thënë ministrja e Arsimit.

- Advertisement -rrrrrrr

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Nagavci deklaroi se ka kërkuar nga Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë që të sjellë të dhënat me shkrim për planifikim dhe të dhënat e tjera.

Ajo shtoi se për momentin nuk mund ta vlerëson se a është reformë në arsim mësimi tërëditor sepse nuk kanë asnjë të dhënë as për korrikula as për gjëra të tjera se çfarë do të punohet gjatë kësaj kohe.

“Unë kam kërkuar nga Drejtoresha që të na sjell të dhënat me shkrim, planifikimin, çfarëdo të dhëne se çfarë konkretisht janë duke reazliuar, na ka njoftuar ditën e premte për mënyrën se si i kanë riorganizu shkollat por nuk kemi asnjë të dhënë as për korrikulat as gjë tjetër se çfarë do të punohet gjatë kësaj kohe, kështu që nuk mund të vlerësoj se a është reformë a jo”

“Si ministri jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të ofrojmë mbështetjen për të gjitha nismat që janë në interes të fëmijëve”, përfundoi ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...