Nagavci: Mësimdhënësit nuk po ndihen mirë në grevë, por po respektojnë vendimet e Sindikatës

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se sot ka qëndruar për vizitë në shkollën “Qamil Batalli” ku ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit e shkollës dhe është njoftuar me kërkesat e tyre.

- paragrafi 1 -

Ky takim ka ardhur për shkak se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës që nga 25 gusht ka shpallur grevë të përgjithshme në procesin arsimor.

- Advertisement -

Sipas Nagavcit, “mësimdhënësit u shprehën se nuk ndihen mirë që janë në grevë por shumë nga ta e përmendën edhe faktin se ky është një vendim i Sindikatës dhe po e respektojnë”.

Mësimdhënësit e shkollës “Qamil Batalli”, i kërkuan Nagavcit që të bashkëpunojë me SBASHK-un.

“Nga unë kërkuan që të bashkëpunojmë me SBAShK-un. I informova se si Ministri vazhdimisht jemi takuar dhe kemi bashkëpunuar me Sindikatën për çështje dhe kërkesa të ndryshme. Po ashtu, çështjet të cilat i kanë adresuar SBAShK-u i kemi zgjidhur dhe madje edhe tejkaluar në Projektligjin për paga.”, ka shkruar Nagavci

- Advertisement -

Tutje, Nagavci tha se i informoi mësimdhënësit se në Projektligjin e ri të pagave janë përfshirë të gjitha kërkesat e SBAShk-ut dhe është përmirësuar pozicionimi i punëtorëve të cilët ishin diskriminuar në Ligjin e kaluar.

Ndryshe, përveç mësimdhënëseve në grevë që nga 25 gushti janë edhe edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.