Nagavci mesazh prindërve: Nëse shpenzoni paratë e librave për diçka tjetër do të përballeni me ligjin

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar prindërit që keqpërdorin mjetet që MASHT ua ka ndarë për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët, se do të përballen me ligjin.

- paragrafi 1 -

Nagavci në DPT te Fidani ka thënë se për të shmangur keqpërdorimet, në formular secili prind apo kujdestar që aplikon konfirmon se mjetet do t’i shpenzoj për blerjen e teksteve sipas ligjit.

- Advertisement -

“Ne edhe për të siguruar që shmanget cdo keqpërdorim i mundshëm, në aplikim secili prind apo kujdestar që ka aplikuar ka konfirmuar se është prindi apo kujdestari i fëmijës për të cilin aplikon dhe se mjetet të cilat i ka marrë do t’i shpenzoj për të përmbushur obligimin sipas ligjit për blerjen e teksteve shkollore. Nëse këto mjete i shpenzon për diçka tjetër, do të përgjigjet sipas legjislacionit në fuqi. Pra secilli që i keqpërdor këto mjete, mbahet përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Nagavci.