Nagavci merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

- paragrafi 1 -

Ajo ka shkruar në Facebook se si Ministri, mbeten të përkushtuar që studentëve ‘u ofrojnë arsimin më të mirë të mundshëm për t’i përgatitur për karrierën e tyre të ardhshme.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Me shumë kënaqësi mora pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Si Ministri, mbesim të përkushtuar që studentëve tanë t’u ofrojmë arsimin më të mirë të mundshëm për t’i përgatitur për karrierën e tyre të ardhshme.

- Advertisement -

Për të lehtësuar barrën e studentëve, rritur konkurrueshmërinë dhe për të siguruar ndërlidhjen më të mirë të arsimit të lartë me tregun e punës, kemi hequr tarifat në arsimin e lartë publik.

Po ashtu, në mënyrë që të nxisim arsimimin e gjeneratave të reja e t’i shpërblejmë për punën e tyre, çdo vit ndajmë bursa për studentët e dalluar.

Në dy vitet e fundit kemi ndarë edhe bursa për studentët që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).

Arsimi i lartë është promotor për zhvillime sociale e ekonomike. Andaj po punojmë shumë që, sistemi i arsimit të lartë në Kosovë të ngritet në cilësinë më të lartë e të jetë i krahasueshëm me ato të vendeve të Evropës.

Shpresoj shumë që të diplomuarit të arrijnë majat e suksesit e të bartin njohuritë e tyre për zhvillimin dhe promovimin e shoqëristë tonë.

Suksese!

st 2

stt