Nagavci: Mënyra më e mirë për të ruajtur dhe forcuar pavarësinë, arsimimi cilësor

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci thotë se rruga e duhur dhe mënyra më e mirë për të ruajtur dhe forcuar pavarësinë e fituar, është edukimi dhe arsimimi cilësor.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj:

- Advertisement -

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u mbajt sesioni shkencor: Kosova 15 vjet shtet dhe pavarësi-sfidat dhe shtetndërtimi, organizuar nga Instituti i Albanologjisë në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë, Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe me Fakultetin Filozofik-Departamentin e Historisë.

Me këtë rast, theksova se rruga e duhur dhe mënyra më e mirë për të ruajtur dhe forcuar pavarësinë e fituar, është edukimi dhe arsimimi cilësor.

Lufta e një shteti për të fituar pavarësinë është një proces plotë sfida dhe burimi i saj është dëshira për vetëvendosje.

- Advertisement -

Jemi të vetëdijshëm që në ballafaqimin për të drejtën tonë të pamohueshme për pavarësi, duhet të jemi të vendosur e të palëkundur.

Fitimi i pavarësisë nuk është vetëm proces i vështirë e kompleks, por edhe shpërblyes, si një shans që çdo shtet të krijojë fatin e tij e të krijojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Thellësisht mirënjohës për kontributin e martirëve dhe dëshmorëve që kontribuan për të fituar pavarësinë të cilën e gëzojmë sot.