E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci me pritshmëri të mëdha për udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në arsim profesional

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur për udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në institucionet e arsimit profesioal.

Sipas saj, ky udhëzim e rregullon pozitën, fuksionin, rolin dhe shumëçka tjetër për karrierë në institucionet e arsimit profesional.

- Advertisement -

“Këshilltarët për karrierë kanë rëndësi të madhe për sistemin arsimor. Ata do të kontribuojnë për t’i mësuar nxënësit për të ndërtuar vetëbesimin dhe për t’i fuqizuar ata, për të identifikuar shkathtësite e tyre, lehtësuar punësimin dhe për t’i pajisur me shkathtësi që të lundrojnë suksesshëm në botën e punës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

“Kemi publikuar në Platformën e diskutimeve publike Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në Institucionet e arsimit profesional”.

“Ky UA e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP)”.

Nagavci tha se këshilltarët për karrierë janë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas këtij udhëizmi për menaxhi mtë brendshëm të shkollave.

“Këshilltarët për karrierë janë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas UA për menaxhimin e brendshëm të shkollave”.

“Ky udhëzim administrativ do të jetë i hapur në Platformën e diskutimeve publike deri më 16.06.2023”.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ftoj të gjithë të interesuarit që të dërgojnë komentet dhe sygjerimet e tyre në këtë link:

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41864

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...