Nagavci me njoftim të rëndësishëm

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar publikimin e listës së 567 vajzave dhe grave që këtë vit do të përfitojnë bursën STEM, një mbështetje financiare prej 1,000 eurosh për studentet që ndjekin studime në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

- paragrafi 1 -

Ajo ka deklaruar se këtë vit, 567 vajza dhe gra të talentuara do të përfitojnë bursën STEM në vlerë prej 1,000 eurosh — një investim i drejtpërdrejtë në potencialin e tyre profesional dhe akademik.

- Advertisement -

Postimi i ministres në detyrë Arbërie Nagavci:

567 studente të jashtëzakonshme vajza e gra, përfituese të bursës STEM këtë vit!

Me kënaqësi njoftoj se kemi publikuar listën e përfituesve të mbështetjes financiare për studentet që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).

- Advertisement -

Këtë vit, 567 vajza dhe gra të talentuara do të përfitojnë bursën STEM në vlerë prej 1,000 eurosh — një investim i drejtpërdrejtë në potencialin e tyre profesional dhe akademik.

Fuqizimi i vajzave dhe grave në këto fusha jo vetëm që i mbështet ato në rrugën drejt arritjeve të mëdha, por përbën një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit tonë.

Si Ministri e Arsimit dhe si Qeveri, mbetemi të përkushtuar të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë studentët tanë.