Nagavci: Me mbështetjen e Qeverisë, me mbi 4 milion euro do të kryen pagesat për librat shkollor

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka njoftuar se para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM.

- paragrafi 1 -

Në një postim në Facebook, Nagavci ka shtuar se poashtu do të kryhen pagesat edhe për mësimdhënësit e të tjerë që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi.

- Advertisement -

“Po, është duke u punuar. Edhe zyrtarët e MAShTI po punojnë edhe sot. Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, e të cilëve qeveria e kaluar nuk u kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes”, ka shtuar ajo.

Nagavci ka bërë të dtur se me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës me mbi 4 milion euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollor.