Nagavci: Me ligjin e ri, edukimi parafillor bëhet i obligueshëm

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se edukimi i hershëm i ndihmon vogëlushët në zhvillimin socio-emocional, kognitiv dhe motorik, si dhe ndikon pozitivisht në mirëqenie të tyre.

Ajo thotë se me ligjin e ri, edukimi parafillor bëhet i obligueshëm.

- Advertisement -

 

Edukimi i hershëm i ndihmon vogëlushët në zhvillimin socio-emocional, kognitiv dhe motorik, si dhe ndikon pozitivisht në mirëqenie të tyre.

Ligji i ri për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme është një hap i rëndësishëm, e po kaq i rëndësishëm është bashkëpunimi i të gjithë akterëve përfshirë prindërit, edukatorët, mësimdhënësit, institucionet edukativo-arsimore dhe institucionet qendrore e lokale, në mënyrë që fëmijët të marrin edukim cilësor që në fëmijëri të hershme. Bashkë me Caritas-in Zviceran, kemi punuar në disa komponenta:

- Advertisement -

? Më shumë se 300 klasa janë pajisur me inventar dhe lodra druri, dhe, si rezultat, 26,021 fëmijë kanë përfituar nga qasja në edukimin e përmirësuar parafillor.

? Trajnuam dhe përkrahëm më shumë se 700 edukatorë në pasurimin e klasave të tyre me aktivitete praktike dhe metodologji bashkëkohore.

Ndërsa si ministri po mbështesim fëmijët në moshën e hershme.

? Me ligjin e ri, edukimi parafillor bëhet i obligueshëm

? Kemi finalizuar udhëzuesin për ushqyeshmëri të shëndetshme.

? Është krijuar Platforma Online “Edukimi në Distancë”, me mbi 200,000 përdorues dhe mbi 1200 aktivitete ditore, të cilat janë prezantuar edhe në gjuhët e komuniteteve.
Për Qeverinë tonë një ndër prioritetit është rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, ndërtimin e çerdheve të reja dhe krijimin e ambienteve të përshtatshme për të mundësuar edukimin e hershëm të fëmijëve në kushtet sa më cilësore.
Do të sigurohemi që secili fëmijë në Kosovë të ketë qasje në këto institicione të rëndësishme për zhvillimin e tyre sepse, secili fëmijë ka të drejtë për edukim cilësor.