E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci: Me ligjin e ri Edukimi Parafillor bëhet i obliguar

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme.

Me këtë ligj, edukimi parafillor bëhet i obliguar.

- Advertisement -

“Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme. Po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Me ligjin e ri Edukimi Parafillor bëhet i obliguar”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja ka shtuar se me këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë.

Postimi i plotë i ministres:

Reforma më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë në edukimin në fëmijërinë e hershme

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme. Po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare.

Me ligjin e ri Edukimi Parafillor bëhet i obliguar.

- Advertisement -rrrrrrr

Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë:

-Koordinim ndërsektorial

-Edukim në familje

-Ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore

-Sigurim e rregullim të materialit didaktik

-Monitorim të punës edukative

-Aftësim të dadove.

-Qasje holistike

Me këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë. Edukimi i hershëm i ndihmon vogëlushët në zhvillimin socio-emocional, kognitiv dhe motorik, si dhe ndikon pozitivisht në mirëqenie të tyre. Andaj, krahas Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, jemi në finalizim edhe të kurrikulës për edukim më fëmijërinë e hershme dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë një mjedis të sigurt dhe mbështetës.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë deputetët për kontributin dhe votën e tyre, anëtarët e grupit punues, partnerët tanë, secilën e secilin që kanë kontribuar në finalizimin e këtij ligji të rëndësishëm e kaq cilësor. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...