E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci mbledh drejtorët Komunal të Arsimit – mësohet çfarë ka biseduar me ta

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë, bashkë më drejtorët Komunal të Arsimit.

Ajo thotë se me ta ka diskutuar për çështje të rëndësishme sa i përket arsimit në Komuna si, legjislacioni i AAP-së, arsimi dual, arsimi për të rritur, aplikimi për grante dhe bursa, kurrikulat dhe trajnimet, përfundimi i vitit shkollor dhe plani për regjistrim në vitin e ri shkollor 2024/2025, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i saj i plotë:

Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë, bashkë më drejtorët Komunal të Arsimit diskutuam për çështje të rëndësishme sa i përket arsimit në Komuna si, legjislacioni i AAP-së, arsimi dual, arsimi për të rritur, aplikimi për grante dhe bursa, kurrikulat dhe trajnimet, përfundimi i vitit shkollor dhe plani për regjistrim në vitin e ri shkollor 2024/2025.

I falënderova për punën dhe rezultatet e përbashkëta të cilat janë arritur gjatë vitit të kaluar, si dhe për përgatitjet e duhura për vitin e ardhshëm. Në dy vitet e fundit në Arsimin dhe Aftësimin Profesional janë shënuar rezultate për të cilat jemi të vetëdijshëm se stafi, nxënësit dhe komuniteti e vlerësojnë shumë.

Në lidhje me zbatimin e mësimit dual, i cili është duke u zbatur në 12 profile, i inkurajova DKA-të që në bashkëpunim me bizneset, të identifikojnë profile të reja, në të cilat mund të fillohet mësimi nga shtatori.

Ndër të tjera i informova se tashmë është finalizuar Rregullorja për punësimin drejtorëve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla.

Diskutuam edhe për mundësinë e përfitimit të fondeve nga programet e Erasmus Plus, ku gjatë muajve të ardhshëm, Zyra e BE-së në Kosovë do të organizojë takime informuese për mundësitë e përfitimit nga këto fonde, qoftë për lidhje të shkollave me vende të ndryshme, shkëmbime të profesorëve, nxënësve dhe aktivitete të tjera.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....