E premte, 20 Shtator, 2024

Nagavci: Legjislacioni për licencimin e mësimdhënësve drejt finalizimit

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se legjislacioni për licencimin e mësimdhënësve është në finalizim nga grupi punues.

“Udhëzimin administrativ për licencimin e mësimdhënësve të cilin do ta finalizojmë gjatë muajit të ardhshëm dhe do të jetë në dëgjim publik ku do të kenë mundësi të japin komente të gjitha palën me interes, ne synojmë që të ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka theksuar Nagavci.

- Advertisement -

Në konferencën e së premtes, ku Nagavci ka bërë të ditur që do të mbajë konferenca të rregullta javore, ajo ka folur për disa prej punëve që ka thënë se i kanë bërë në muajt e parë të këtij viti.

“Kemi vendosur mekanizma për sigurimin e integritetit akademik. Kemi paraparë që të kemi edhe komitetin etik në nivel qendror përveç këshillave të etikës në secilin prej institucioneve të arsimit të lartë. Kemi miratuar dy projektligje në kuadër të procesit të Berlinit të cilat janë ratifikuar në Kuvend. Jemi në proces të përpunimit të aplikimeve për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë”, është shprehur Nagavci.

Ajo ka thënë se kanë finalizuar edhe disa dokumente. “Deri në fund të këtij viti do të finalizojmë kurrikulën për edukimin në fëmijërinë e hershme. Kemi finalizuar gjatë këtij viti dy udhëzime administrative për mësimdhënësit. Në janar kemi publikuar në platformën e diskutimeve publike draftet e këtyre udhëzimeve të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënësit”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka folur edhe për vënien e gurthemelit të objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, që është bërë të enjten e kësaj jave.

“Ky objekt kap vlerën 8.9 milionë euro dhe një pjesë e vogël është bashkëfinancuar nga Universiteti i Prishtinës me mjetet e buxhetit të Kosovës, ndërkaq ndërtimi i objektit i cili pjesën më të madhe të fondeve do të financohet nga BE-ja do të realizohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara, UNOPS. Planifikohet të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm dhe në vitin e ri akademik studentët të nisin vitin në objektin e ri”, ka theksuar Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...