E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nagavci: Kontrata kolektive u nënshkrua për efekte elektorale e pa planifikim buxhetor

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas padisë që kanë dorëzuar disa komuna të Kosovës për moszbatimin e Kontratës Kolektive.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar qeveritë e kaluara se Kontrata Kolektive është nënshkruar për efekte elektorale e cila asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar me buxhet.

- Advertisement -

Ajo ka akuzuar SBASHK-un se është bërë pjesë e këtyre kalkulimeve elektorale.

“Nga Ministria e Financave jemi njoftuar zyrtarisht që: Sipas legjislacionit në fuqi, për çfarëdo nisme të re qeveritare duhet të bëhet vlerësimi i ndikimit buxhetor dhe duhet të lëshohet një opinion i pavarur. Departamenti i buxhetit si njësi përgjegjëse për të pranuar kërkesat për vlerësim të ndikimit buxhetor, nuk ka pranuar asnjë kërkesë për të dhënë opinion për vlerësimin e ndikimit buxhetor në lidhje me Kontratën Kolektive në arsim, pra nuk ka pasur ndonjë planifikim buxhetor për gjithë kontratën kolektive. Kjo tregon se qëllimi i vërtetë i qeverisjeve të kaluara nuk ka qenë zbatimi i kontratave kolektive, por kalkulimet elektorale, pjesë e të cilave është bërë edhe udhëheqja e SBASHK-ut. Pavarësisht zotimeve në kohë fushate, mesimdhenesit çdo herë janë detyruar të shkojnë në gjykata për t’i marrë pagat përcjellëse”, ka shkruar Nagavci ndër të tjera.

Përveç MASHTI-it, mbi 26 komuna kanë dorëzuar padi edhe ndaj Ministrisë së Shëndetësisë. Komunat kanë thënë se dëmi që u është shkaktuar kalon mbi 35 milionë euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...