Nagavci: Këto janë risitë që sjellë Projektligji i ri për arsimin e lartë

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka prezantuar sot në Komisionin parlamentar për arsim, Ligjin për arsimin e lartë i cili u shqyrtua dhe miratua në parim nga ky komision.

- paragrafi 1 -

Ajo ka treguar disa nga risitë që sjellë Projektligji i ri për arsimin e lartë, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Prezantova sot në Komisionin parlamentar për arsim, Ligjin për arsimin e lartë i cili u shqyrtua dhe miratua në parim nga ky komision.

Me shumë punë e përkushtim, për më pak se një vit kemi arritur ta hartojmë draftin e ri të Projektligjit dhe ta nxjerrim në konsultim publik.

- Advertisement -

Disa nga risitë që sjellë Projektligji i ri për arsimin e lartë janë:

-Kritere të qarta për themelimin e institucioneve me qëllim të ushtrimit të aktiviteteve në arsim të lartë-shkencor, profesional, artistik.

-Përcaktimi i obligimeve dhe detyrave të strukturës qeverisëse të institucioneve publike të arsimit të lartë duke siguruar vendimmarrje të pavarur dhe të pandikuar;

-Përcaktimi i standardeve minimale dhe kushteve për emërime akademike;

-Financimi i institucioneve publike në bazë të kontratave të performancës;

-Vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik:Komiteti etik në nivelin qendror, këshilla të etikës në çdo institucion të arsimit të lartë;

-Verifikimi i titujve akademik.

Falenderoj anëtarët e grupit punues për kontributin e tyre për të finalizuar këtë projektligj.

Duke qenë se është një ligj me interes vital, uroj që deputetët ta trajtojnë me prioritet dhe ta finalizojmë sa më shpejt.