E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci: Këtë vit do të fillojmë me gjurmimin e të diplomuarve në shkollat profesionale

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar se nga ky vit mësimor do të fillojnë me gjurmimin e të diplomuarve në shkollat profesionale dhe në Qendrat e Kompetencës.

Siç ka thënë ajo, kjo do të bëhet si reformë kyçe për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tregut të punës dhe cila është relevanca e profileve të studimit me vendin e punës.

- Advertisement -

Tutje, ka thënë se “ndërlidhja me tregun e punës fillon kur të kuptojmë se ku nisë rrugëtimi i studentëve tanë pas diplomimit”.

“MAShTI nga ky vit mësimorë do të filloj me gjurmimin e të diplomuarve në shkollat profesionale dhe në Qendrat e Kompetencës, si reformë kyçe për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tregut të punës, cila është relevanca e profileve të studimit me vendin e punës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Sipas ministres, gjurmimi i të diplomuarve do të ofrojë për herë të parë evidencë e cila do të udhëzojë rishikimin e profileve të studimeve të shkollave profesionale dhe do të rrisë përgjegjësinë në shkollë për një ofertë më cilësore të studimeve.

“Jemi të përkushtuar për ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës dhe ky përkushtim i joni tashmë do të marr trajtën e duhur!”, ka përfunduar ajo

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...