E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci: Këtë mandat janë shënuar një sërë arritjesh në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), kanë lansuar Programin “ShER” (Suistanble Higher Education and Research in Kosovo).

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se për tre vitet e ardhshme, ky Program do të prekë aspekte thelbësore të arsimit të lartë, ku rezultatet pa dyshim do të jenë pozitive dhe të dobishme.

- Advertisement -

Ajo më tej shtoi se ky projekt është i hartuar duke marrë parasysh nevojat aktuale kërkesat konkrete të arsimit të lartë në Kosovë, zhvillimet në vendet  e zhvilluara jo vetëm në kuadër të BE-së.

Nagavci përmendi financimin e institucioneve të arsimit të lartë në bazë të performancës, me synimin në rishikimin e përmirësimin e statuteve të këtyre institucioneve.

Ajo pohoi se gjatë këtij mandatit janë shënuar një sërë arritjesh me rëndësi në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit, duke përmendur hartimin e strategjive e plotësim ndryshimin e ligjeve.

“Në këtë nismë, Ministria e Arsimit do të bashkërendojë veprimet dhe financimin me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, përmes një konsorciumi të përbërë nga partnerë që i njohin problematikat e arsimit në Kosovë. Projekti është hartuar duke marrë parasysh nevojat aktuale dhe kërkesat konkrete të arsimit të lartë në Kosovë, duke përfshirë edhe reformat e rëndësishme në këtë sektor. Këtu hyjnë disa procese, si financimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) në bazë të performancës, rishikimi dhe përmirësimi i statuteve të IAL dhe harmonizimi i rregulloreve, implementimi i Programit Kombëtar të Shkencës etj. Vlen të theksohet puna për Ligjin e ri për veprimtarinë kërkimore-shkencore, i cili është rezultat i dy ligjeve të mëparshme”, tha Nagavci.

“Gjatë mandatit tonë, në Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit kemi shënuar një sërë arritjesh me rëndësi në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit, duke përfshirë: Aprovimin në Kuvend të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, dhe rikthimin e kësaj Agjencie si anëtare e asociuar në ENQA, Aprovimin në Kuvend të Programit Kombëtar të Shkencës, Aprovimin në MAShTI të UA për financimin e IAL bazuar në performancë, Aprovimin në Komisionin për Arsim të Statutit tëri të Universitetit të Prishtinës, Anëtarësimin e plotë të Kosovës në Horizon Europe, Lirimin nga pagesa të studentëve në universitete publike, Aktivizimin e shumë skemave të bursave për studentët e shkëlqyer, studentët e komuniteteve, vajzat në STEM, studentët në top universitetet botërore etj, Përkrahja e projekteve shkencore në Kosovë dhe bashkëpunimet Kosovë-Shqipëri”, u shpreh Nagavci.

Ambasadori Austriak në Kosovë, Georg Schnetzer, tha se shteti i tij është donatori më i madh në fushën e arsimit, investim ky që siç pohoi ai nuk po shkon huq ngase janë arritur shumë rezultate.

- Advertisement -rrrrrrr

Po që tha se për një arsim sa më cilësor duhet të bëhen një varg reformash, raporton EO.

“Siç e dini Austria është donatori më i madh në fushën e arsimit, unë jam dëshmitar i shumë arritjeve. Një arritje tjetër e përpjekjeve ka qenë procesi i agjencisë së akreditimit. Të gjitha arritjet kanë dhënë rezultate konkret për të qenë koherent me standarde evropiane. Po theksoj se kemi dizajnuar këtë program me Ministrinë e Arsimit, duke u ndërtuar me rezultate konkrete. Me programin dëshirojmë të kontribuojmë në një arsim të lartë sa më cilësor”.

“Dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin me MAShTI-n si dhe me Agjencinë e Akreditimi, universitetet publike e shoqërinë civile. Reformimi i universitetit të lartë kërkon përpjekje të përbashkëta dhe shpresojmë që me këtë ngjarje të fillojmë punën siç e kemi nisur për të shtyrë reformat në arsimin e lartë”, deklaroi ambasadori austriak. / Ekonomia Online

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...