Nagavci: Këshilli i Prindërve të jetë sa më efektiv në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që ka

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Jeton Demi, ku është diskutuar për çështje të rëndësishme në arsim, ndryshimet e nevojshme legjislative në këtë sektor dhe ato të cilat janë në proces të ndryshimit, përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023, si dhe të drejtën e nxënësve për të vijuar mësimet pa asnjë pengesë.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se bashkë me kryetarin Demi u pajtuan që çdo kërkesë e arsyeshme dhe e argumentuar të shtyhet përpara, në mënyrë që ky Këshill të jetë sa më efektiv në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që ka.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Kisha kënaqësinë të takoj sot përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Jeton Demi.

Diskutuam për çështje të rëndësishme në arsim, ndryshimet e nevojshme legjislative në këtë sektor dhe ato të cilat janë në proces të ndryshimit, përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe të drejtën e nxënësve për të vijuar mësimet pa asnjë pengesë.

- Advertisement -

I njoftova se si Ministri jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë akterët, përfshirë edhe Këshillin e Prindërve të Kosovës duke e ditur rëndësinë që ka roli i prindërve në të gjitha proceset në arsim.

Bashkë me kryetarin Demi u pajtuam që çdo kërkesë e arsyeshme dhe e argumentuar të shtyhet përpara, në mënyrë që ky Këshill të jetë sa më efektiv në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që ka.