E enjte, 19 Shtator, 2024

Nagavci kërkon përmirësimin e mësimdhënies dhe mësim nxënies

- Advertisement1-

Rektori i UP-së, prof Qerim Qerimi, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit QATEK, në të cilin Fakulteti i Edukimit i UP-së, ka qenë grant mbajtës dhe është implementuar me sukses.

Në fjalën e tij rektori Qerimi ka shprehur vlerësimin e tij për rëndësinë e projektit dhe kontributin e tij në përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë. Ai ka theksuar se ky projekt ka sjellë jo vetëm rezultate konkrete në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, por ka stimuluar edhe shumë nisma të tjera dhe bashkëpunime të suksesshme me institucione të tjera arsimore në nivel ndërkombëtar.

- Advertisement -

Rektori Qerimi gjithashtu ka bërë një vlerësim të projekteve të tjera që janë nisur si rezultat i QATEK, përfshirë bashkëpunimin në projekte të reja dhe krijimin e programeve të përbashkëta, siç është programi për doktoratë të dyfishtë me Universitetin e Lubjanës dhe nisma tjera të suksesshme me Universitetin e Tallin-it në Estoni për një master të përbashkët, e cila është miratuar nga Senati i UP-së.

Në anën tjetër, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka shprehur nevojën për vazhdimin e përpjekjeve në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësim nxënies në të gjitha nivelet e arsimit.

Kurse, Dekani i Fakultetit të Edukimit, prof. Blerim Saqipi, ka theksuar rëndësinë e fokusimit në përgatitjen e mësimdhënësve të rinj për të qenë në hap me ndryshimet bashkëkohore në fushën e edukimit.

Projekti QATEK është një bashkëpunim i suksesshëm midis Fakulteteve të Edukimit në institucione publike të arsimit të lartë në Kosovë dhe Universitetit të Talinit, Universitetit të Lubljanës dhe Universitetit të LUMSA në Itali, financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.

Ky projekt shërben si një shembull i mirë për iniciativat që mund të ndihmojnë në avancimin e cilësisë së arsimit dhe profesionalizmit të mësimdhënësve në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...