Nagavci kërkoi maturi, SBASHK tregon agjendën e protestës së 1 Majit

- Advertisement -

Pak orë pasi ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga SBAShK-u të jenë të matur në deklarimet e tyre, kjo e funit ka dalë me axhendën për protestë më 1 majit, shkruan AlbanianEucation.net.

- paragrafi 1 -

Tubimi i protestuesve fillon në ora 10:30, kurse protesta përfundon në ora 12:30.

- Advertisement -

Njoftimi i SBASHK-ut:

Agjenda (rrjedha)e protestës së 1 majit

Të nderuara kolege, të nderuar kolegë sindikalistë, pjesëmarrës në protestën e 1 majit, ju informojmë se

- Advertisement -

Këshilli organizativ i protestës ka aprovuar agjendën e protestës në këtë përmbajtje:

Tubimi i protestuesve nga ora 10 e 30 deri në orën 11 në oborrin e Bibliotekës Kombëtare,

Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t.Vazhdon marshimi drejt Konvikteve .Nga ty vazhdojmë marshimin drejt Katedralës e nga aty drejt Hotelit “Grand” për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë.

Në orën 12 kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ,ai i BSPK-së Atdhe Hykolli dhe kryetari i Federatës sindikale të punëtorëve teknik të sektorit privat Jusuf Azemi do t’i drejrohen Qeverisë me kërkesat legjitime të anëtarësisë.

Në orën 12 e 30 përfundon protesta.