Nagavci kërkesë Fakultetit të Edukimit: Të nxjerrni mësimdhënës sa më të përgatitur

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Kosovës për Hulumtime Arsimore – KICER 2022, organizuar nga Fakulteti i Edukimit i UP- së, ku do të prezantohen rreth 65 punime të fokusuara te mësimdhënia, menaxhimi në arsim, zhvillimi në fëmijërinë e hershme, edukimi inkluziv dhe tema të tjera me rëndësi.

- paragrafi 1 -

Ajo me këtë rast tha se e ka përgëzuar Fakultetin e Edukimit për përkushtimin që të nxjerrin mësimdhënës sa më të përgatitur, çka tha se konferencat e tilla janë të nevojshme për të avancuar praktikat e përgatitjes së mësimdhënësve.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Kërkimi në fushën e arsimit është i nevojshëm për të pasuruar rezultatet shkencore dhe për të përmirësuar praktikat mësimore.

”Zhvillimi i qasjes së bazuar në dëshmi në edukim, në një kontekst në ndryshim” është tema e Konferencës Ndërkombëtare të Kosovës për Hulumtime Arsimore – KICER 2022, organizuar nga Fakulteti i Edukimit i UP- së, ku do të prezantohen rreth 65 punime të fokusuara te mësimdhënia, menaxhimi në arsim, zhvillimi në fëmijërinë e hershme, edukimi inkluziv dhe tema të tjera me rëndësi.

- Advertisement -

Hulumtimet në arsim udhëzojnë reformën në arsim dhe kontribuojnë shumë në ndryshimin e shoqërisë në mënyrë që të avancohet niveli i punës shkencore dhe akademike në universitet.

Prandaj, përgëzova Universitetin e Prishtinës dhe Fakultetin e Edukimit për përkushtimin që të nxjerrin mësimdhënës sa më të përgatitur, si dhe për organizimin e kësaj konference, e cila është përpjekje serioze për të avancuar praktikat e përgatitjes së mësimdhënësve.