E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci: Kemi verifikuar diplomat e mbi 15 mijë studentëve që nuk kanë mundur t’i përdorin për punësim apo shkollim jashtë vendit

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë trajtuar verifikimin e diplomave të 15 mijë e 468 studentëve, të cilët kanë pasur probleme me regjistrimin në librin amëz.

Nagavci ka thënë se me qëllimi të zgjidhjes së problemit ka formuar komisionin, cili do të vazhdojë të trajtojë rastet të cilat studentët kanë përfunduar studimet e arsimit të lartë, por nuk kanë mundur t’i përdorin diplomat e tyre.

- Advertisement -

“Dhjetëra mijëra studentë të Kosovës që kanë përfunduar studimet në arsimin e lartë, për një kohë të gjatë nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre dhe si rrjedhojë nuk kanë mundur t’i përdorin ato për shkollim apo punësim jashtë vendit”, ka thënë ministrja Nagavci.

Ditë më parë Ministrja Nagavci ka njoftuar se ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të trajtojnë rastet e mashtrimeve të studentëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...