Nagavci: Kemi reflektim me rezultate për këto dy vjet qeverisje në arsim

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti në këtë dikaster.

- paragrafi 1 -

Ajo, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ata i kanë realizuar të gjitha premtimet e tyre që i kanë përmendur para se të vijnë në pushtet.

- Advertisement -

“Duke qenë si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti, arsimi jo vetëm se ka reflektuar me rezultate dhe politika konkrete që në fokus i kanë të vegjlit, nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit. Por edhe me buxhetin për të gjitha këto çështje”.

“Buxheti i arsimit në dy vitet e fundit është rritur për 24 për qind, aktualisht kemi 83 milionë euro buxhet për ministrinë e Arsimit. Me të marrë drejtimin e realizuam premtimin tonë të parë për arsimin publik falas. 3890 studentë përfituan bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, e realizuam plotësisht vendimin tonë për mbështetje të vajzave dhe grave në STEM”, ka thënë Nagavci.