E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci: Kemi përmbushur mbi 90 për qind të kërkesave por SBASHK-u thonë ‘lëvizni edhe pak’

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për grevën në arsim, tha se Qeveria ka përmbushur mbi 90 për qind të kërkesave të SBASHK-ut.

Sipas saj Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e kanë një kërkesë të vetme.

- Advertisement -

Ajo tha se SBASHK-u po u thonë “lëvizni edhe pak”, duke nënkuptuar që të rrisin më shumë se 50 euro pagat.

“Kemi përmbushur mbi 90 për qind të kërkesave të SBASHK-ut, por SBASHK-u e kanë çdo herë vetëm një kërkesë, thonë ‘lëvizni edhe pak’. Pra, kjo nënkupton që ato 50 eurot që i kemi ndarë thonë rritni edhe pak, 10 euro, 15 apo 20”- ka thënë ajo.

Sipas Nagavcit, kjo kërkesë nuk i bën nder as dinjitetit mësimdhënësve, qeverisë as sindikatës.

“Nga ana jonë ka qenë një kërkesë e vetme; mos i mbani peng fëmijët. Pra, vazhdojmë dialogun social por mos i mbyllni shkollat”- ka shtuar ajo.

Nagavci ka thënë se me Projektligjin për paga i cili tashmë është në konsultim publik, mësimdhënësit janë trajtuar më mirë se asnjëherë më parë.

Kuvendi i Kosovës që më shumë se tri orë është duke zhvilluar debat paralamentar lidhur më grevën në Kosovë.

- Advertisement -rrrrrrr

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga 25 gushti kanë filluar grevën e përgjithshme.Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është pjesë e kësaj greve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...