Arbërie Nagavci, ministrja në detyrë e Arsimit ka deklaruar se e kanë ndarë buxhetin dhe kanë bërë planifikimin për punësimin edhe të 20 inspektorëve të rinj të arsimit.
Nagavci kështu tha se në punëtorinë një-ditore të inspektorëve të arsimit në Prishtinë, e cila kishte për qëllim të ndajë përvojat dhe praktikat e mira në realizimin e një inspektimi efektiv.
Nagavci vlerëson se rritja e stafit të inspektorëve do të mundësojë që nga afër ta përcjellin çdo institucion arsimor dhe të kryejnë inspektime më të detajuara.