Nagavci: Kam shkruar libra ditë e natë, me motrën time punojmë me nder

- Advertisement5 -

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka hedhur kritika ndaj ministres Arbërie Nagavci për një tender milionësh me shtëpinë botuese ‘Albas’.

- paragrafi 1 -

“Raportet e audotirotit tregojnë tmerr në qeverinë e juaj. Vetëm tri ministri në vitin 2022 i ministrit të financave që është këtu, të gjitha ministritë e tjera i kanë pasur raportet e modifikuara, me të gjetura e të gjetura.

- Advertisement - M1

Unë, në replikat që pata më herët e pyeta ministren në lidhje me lidhjen e saj me shtëpinë botuese ‘Albas’.

E pyetën edhe kolegët e mi, çele guri gojën. E pyeta a është e vërtetë që ke deklaruar në deklarimin e pasurisë në vitin 2020 se ke marrë të hyra nga kompania Albas? Asnjë përgjigje. Hyra në internet e printova deklarimin epasurisë për vitin 2020 dhe ky deklarim i pasurisë tregon që ministrja ka pasë të hyra nga kompania Albas.

Këto të hyra nuk janë deklaruar në rubrikën që është për të hyrat vjetore, nuk i ka deklaruar, por i ka deklaruar në faqen e fundit në një rresht të vetëm ku thotë autorësia për pesë libra Albas. Nuk shkruan dicka tjetër.

- Advertisement - m2

Për më shumë në kompaninë Albas, lidhje ka edhe një person që quhet Krenare Lleshi që është motra e ministres në fjalë dhe po të mos ishte tenderi që iu ka dhënë në vitin 2021 dhe 2022 shtëpisë botuese Albas, do të ishte krejt normale, angazhim i mirë, punë që duhet me u cmu, por problemi është se kur merr të hyra nga një kompani dhe je titulluar i një ministrie dhe në vitin pasues, shtëpia botuese merr tender milionësh, shtrohet pyetja a ka naj lidhje kjo punë? Prapë po them, sikur mos të ishte tenderi në vitin 2021 e më 2022 e sikur të mos ishte ministre zonja Nagavci, as nuk e kishim diskutu këtë punë. Dyshimet janë për tenderin që është dhanë”, ka thënë Qalaj në Kuvendin e Kosovës, shkruan Nacionale.

Lidhur me këtë, zonja Nagavci ka deklaruar:

“Deputet Qala, ish drejtor i policisë, Unë Motra ime dhe të gjithë të afërmit e mi, punojmë me nder dhe djersë. Po, kam punu unë, kam shkru libra ditë e natë dhe gjithçka e kam bë në mënyrë të ndershme.

Deklarimin e pasurisë e kam bë sipas obligimeve të mia.

Kurrë asi ti as askush nuk mundet me drejtu gishtin kah unë”, ka thënë ajo.