Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se gjatë muajit të ardhshëm do të hapin një debat të gjerë e gjithëpërfshirës mbi kurrikulat lëndore për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët.
Ajo ju ka bërë thirrje mësimdhënësve të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të japin kontributin e tyre.
Postimi i saj:
Të dashur mësimdhënës,
Gjatë muajit të ardhshëm do të hapim një debat të gjerë e gjithëpërfshirës mbi kurrikulat lëndore për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët.
Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij procesi dhe të jepni kontributin tuaj në mënyrë qe të kemi kurrikula bashkëkohore, mësimdhënie cilësore dhe rezultate të larta për nxënësit tanë!