E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci ka një njoftim me rëndësi për drejtorët komunal të arsimit

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Arberie Nagavci, ka folur në një konferencë, rreth çështjes së teksteve të vitit shkollor për fëmijët, ku është marrë vendimi që prindërit t’i blejnë tekstet mësimore vetë pastaj të bëhet rimbursimi nga ministria.

Nagavci gjatë konferencës së mbajtur sot ka paralajmëruar mbledhje me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit, për çështjen e teksteve të arsimit.

- Advertisement -

“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kemi planifikuar që të martën e ardhshme do të mbahet mbledhja me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit”, theksoi Nagavci.

Ministrja tha se zyrtarët e Ministrisë janë vazhdimisht në bashkëpunim me zyrtarët komunal për të gjitha kërkesat e tyre.

“Përveç kësaj zyrtarët e Ministrisë janë vazhdimisht në bashkëpunim me zyrtarët komunal qoftë për të marrë kërkesat e tyre për tekstet për infrastrukturë, njoftimin për legjislacionin dhe ndryshimet që bëhen në këtë linjë dhe në komunikim për të gjitha poletikat që ne i bëjmë”, deklaroi ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...