Nagavci jep njoftimin: Lënda “Edukimi për Siguri” do të jetë pjesë e kurikulave shkollore

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se lënda “Edukimi për Siguri” do të jetë pjesë e kurikulave shkollore.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se ky program do të realizohet në koordinim mes MASHTI dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka për qëllim edukimin e të rinjve për aftësitë bazë ushtarake dhe përfitimin e njohurive rreth fushës së sigurisë dhe reagimit në emergjenca civile, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Njoftimi i saj:

Lënda “Edukimi për Siguri” do të jetë pjesë e kurikulave shkollore!

Në mbledhjen e Qeverisë është votuar projekt koncepti për plan-programin e lëndës “Edukimi për Siguri”, që planifikohet të realizohet në fund të vitit mësimor 2022-2023.

- Advertisement -

Ky program do të realizohet në koordinim mes MASHTI dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka për qëllim edukimin e të rinjve për aftësitë bazë ushtarake dhe përfitimin e njohurive rreth fushës së sigurisë dhe reagimit në emergjenca civile.

Të rinjtë dhe fëmijët tanë duhet të mësojnë historinë e vendit, çmimin e shtrenjtë të lirisë dhe mënyrën për ta mbrojtur atë. “Edukimi për Siguri” është një nga mundësitë për t’i edukuar ata.

Na priftë e mbara!