Nagavci jep njoftimin: Kanë nisur përgatitjet për organizimin e Seminarit të mësuesve shqiptarë në diasporë

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në programin e përgatitur me rastin 15-vjetorit te Pavarësisë së Kosovës nga mësuesit e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Austri.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se Ministria e Arsimit ka mbështetur mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë, ndërsa tregon se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Seminarit të mësuesve shqiptarë në diasporë, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Kënaqësi të shohim nga afër interpretimet frymëzuese të fëmijëve të mërgatës sonë në Austri, në programin e përgatitur me rastin 15-vjetorit te Pavarësisë së Kosovës nga mësuesit e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Austri.

Në mbështetje të mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë:

- Advertisement -

📍 Kemi shpërndarë tekstet e nivelit të parë Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare.

📍 Jemi duke hartuar tekstet e nivelit të dytë.

📍 Kanë nisur përgatitjet për organizimin e Seminarit të mësuesve shqiptarë në diasporë.