Ministrja e Arsiimt, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se bashkëpunim i mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit për trajnime të mësimdhënësve do të vazhdojë.
Ajo ka njoftuar se është hapur thirrja e re për trajnimin e radhës nga Qendra Mashav për Zhvillimin e Profesionistëve Edukativo-Arsimor në Detyrë, që do të mbahet më 19 shkurt – 8 mars 2023 në Jeruzalem, çka i ka ftuar të gjithë profesionistët e fushës së arsimit të aplikojnë.
Njoftimi i Nagavcit:
Bashkëpunim i frytshëm mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. 🇽🇰🇮🇱
🟢Në thirrjen për Trajnimin në Inovacion Pedagogjik, ofruar nga Qendra Mashav në Izrael për profesionistë të fushës së arsimit më 22 janar – 10 shkurt 2023, janë përzgjedhur tre fitues nga 80 aplikime.
📣Në vazhdim, vjen thirrja e re për trajnimin e radhës nga Qendra Mashav për Zhvillimin e Profesionistëve Edukativo-Arsimor në Detyrë, që do të mbahet më 19 shkurt – 8 mars 2023 në Jeruzalem.
🔴Ftoj të interesuarit të aplikojnë në vegzën përkatëse të bashkangjitur deri më datë 10 janar 2023.
Detajet dhe vegzën me aplikacionin i gjeni në këtë link: https://masht.rks-gov.net/mundesi-trajnimi-zhvillimi-profesional-i-profesionisteve-edukativo-arsimore-ne-detyre-2/?fbclid=IwAR3nZo1FgbzS2U5kghujcPXJO9MnD__YLHgCOdPt3OdU2bHpNSgQPaD-3GE