Nagavci jep njoftimin: Do të ndahen 70 bursa – 500 euro për nxënës për 1-vit shkollor

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndahen 70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Postimi  i ministres:

- Advertisement -

70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Kam nënshkruar sot vendimin për ndarje të bursave për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare dhe bursa për vajza në drejtime teknike.

Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për 1 vit shkollor.

- Advertisement -

Numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike.

Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat.

Bursat për drejtimet deficitare:

📌Zhvillues i aplikacioneve softuerike

📌 Instalues elektrik

📌Veterinë

📌Mekatronikë

📌Asistent i turizmit dhe udhëtimeve

📌Përpunimi i drurit/zdrukthtar

📌Hortikulturë

Bursat për vajza në drejtimet teknike:

📍Metalpunues

📍Instalues elektrik

📍Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit

📍Automekanik

📍Teknologjia e reciklimit

📍Teknik i sistemeve të TIK-ut

Detajet: http://bitly.ws/FBXR

Si Ministri do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahje për të gjithë nxënësit e studentët pa dallim.