E diel, 19 Janar, 2025

Nagavci jep një lajm të rëndësishëm

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për ekzekutimin e mjeteve për 113 studentët e regjistruar në vitin e parë në programet Ba në: Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë në UP për vitin akademik 2024/2025, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i Nagavcit:

- Advertisement -

Kam nënshkruar vendimin për ekzekutimin e mjeteve për 113 studentët e regjistruar në vitin e parë në programet Ba në: Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë në UP për vitin akademik 2024/2025.

Të gjithë këta studentë do të përfitojnë nga 1 mijë euro bursë për çdo vit akademik. Kjo në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që kemi nënshkruar në shkurt të këtij viti me Universitetin e Prishtinës.

Përmes kësaj Marrëveshje, MAShTI për herë të parë do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet Bachelor dhe Master në degët: Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së.

Synimi ynë është promovimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i shkencave të albanistikës, me vëmendje të veçantë programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shqipe brenda Fakultetit të Filologjisë.

Suksese e vit të mbarë akademik!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...