Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës është pranuar si anëtar institucional me të drejta të plota në Këshillin Evropian për Gjuhët (CEL/ELC) një rrjet prestigjioz evropian i universiteteve dhe institucioneve të gjuhëve, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i saj:
Lajm i shkëlqyer për arsimin e lartë në Kosovë 🇽🇰🇪🇺
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës është pranuar si anëtar institucional me të drejta të plota në Këshillin Evropian për Gjuhët (CEL/ELC) një rrjet prestigjioz evropian i universiteteve dhe institucioneve të gjuhëve.
Këshilli Evropian për Gjuhët promovon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në fushën e gjuhëve. Ky anëtarësim rrit vizibilitetin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës, krijon mundësi të reja për bashkëpunim akademik, projekte dhe zhvillim profesional për studentët dhe stafin, si dhe përfaqëson një hap tjetër përpara drejt integrimit akademik evropian.
Ne jemi të vendosur që, si Ministri e Arsimit, të mbështesim çdo iniciativë dhe vullnet për avancimin e arsimit në Kosovë, ku gjuhët luajnë një rol thelbësor.
Urime Universitetit të Prishtinës për këtë arritje të re!