Nagavci jep një lajm shumë të mirë për nxënësit e talentuar

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbêrie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar sot vendimin për mbështetje financiare për mbulimin e shpenzimeve për nxënësit që do të marrin pjesë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare-IMO, në Tokio të Japonisë.

- paragrafi 1 -

Nagavci thotë se shuma financiare e kësaj mbështetje është 8 mijë euro, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

👧🏼👦🏼Fëmijët tanë të talentuar do ta kenë çdo herë mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

✅Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit do të mbulojmë një pjesë të shpenzimeve për pjesëmarrjen e nxënësve në gara ndërkombëtare.

- Advertisement -

✍🏻Kam nënshkruar sot vendimin për mbështetje financiare për mbulimin e shpenzimeve për nxënësit që do të marrin pjesë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare-IMO, në Tokio të Japonisë.

💰Shuma financiare e kësaj mbështetje është 8 mijë euro.

  • 🍀Nxënësve pjesëmarrës në këtë garë ndërkombëtare, ju uroj shumë suksese!